16 May 2024

Coca-Cola HBC Kosova fuqizon të rinjtë përmes programit “Fuqizimi i të rinjve”

Coca-Cola HBC Kosova fuqizon të rinjtë përmes programit “Fuqizimi i të rinjve”
Anëtari ynë, Coca-Cola HBC Kosova (Coca-Cola Kosovo), së fundmi ka lansuar programin “Fuqizimi i të rinjve”, dedikuar mbështetjes së gjeneratave të reja dhe avancimit të tyre profesional.

Në kuadër të lansimit të programit, u zhvillua një panel diskutimi, ku mori pjesë Zana Bajrami Rama, Drejtoreshë Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, së bashku me panelistët Richard Heater, përfaqësues i Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, dhe Eric Guetschoff, përfaqësues i USAID-it në Kosovë.

Gjatë panelit, Drejtoresha Bajrami Rama theksoi rëndësinë e implementimit të programeve të tilla për avancimin profesional të rinisë kosovare dhe rolin e tyre të shumfishtë në shoqëri.

Paneli gjithashtu vuri në pah rëndësinë e përgjegjësisë shoqërore korporative në Kosovë dhe aplikimin e saj si një vlerë e shtuar në rrjetin e bizneseve, duke përfshirë mbështetjen dhe zhvillimin e rinisë si një aset jashtëzakonisht i çmuar për avancimin e praktikave të CSR në Kosovë.

Faleminderit anëtarit tonë, Coca-Cola HBC Kosova, për përkushtimin e vazhdueshëm në ndërthurjen e fuqizimit të rinisë me përgjegjësinë shoqërore korporative.

Photo credits: Coca-Cola HBC Kosova & Theta Interactive
Coca-Cola HBC Kosova fuqizon të rinjtë përmes programit “Fuqizimi i të rinjve”
Ndaj artikullin: