12 Aug 2025
Coca-Cola HBC Kosova Fuqizon Të Rinjtë me Rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë
Sot, ne festojmë fuqinë dhe potencialin e të rinjve, si dhe përgjegjësinë që të gjithë ndajmë për të investuar në të ardhmen e tyre.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, theksojmë kontributin e vazhdueshëm të anëtarit tonë Coca-Cola HBC Kosova në avancimin e fuqizimit të të rinjve dhe zhvillimit të aftësive në mbarë vendin.
Një nga iniciativat kryesore të kompanisë, coca-colaperkrahrinine.com, u ofron të rinjve në mbarë Kosovën qasje në trajnime praktike dhe mundësi zhvillimi profesional. Këtë vit, programi synon të trajnojë mbi 800 të rinj në fusha si Biznes, HR, AI dhe Aftësi Digjitale.
Coca-Cola Përkrah Rininë është dizajnuar për të frymëzuar pjesëmarrësit, për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të forcuar kapacitetet, duke i ndihmuar të dallohen dhe të kenë sukses në tregun e punës. Duke investuar në potencialin e të rinjve, Coca-Cola HBC Kosova riafirmon angazhimin e saj ndaj ndikimit social, zhvillimit të fuqisë punëtore dhe rritjes së qëndrueshme.