18 Nov 2020
Thirrje për fuqizimin e të rinjve dhe partneritet ndërsektorial
Më 27 tetor, në kuadër të Samitit Evropian për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Rrjeti CSR Kosova organizoi tryezë të rrumbullakët me fokus fuqizimin e të rinjve dhe ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme.
Paneli mirëpriti znj. Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Murat Sahin, Shef i Programit të UNICEF-it në Kosovë, z. Agon Gashi, Drejtor Ekzekutiv në Meridian Express, dhe znj. Linda Tahiri, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova.
Znj. Dumoshi shprehu përkrahjen e plotë të Ministrisë për projektin “Kosovo Generation Unlimited”, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për krijimin e një të ardhmeje gjithëpërfshirëse për të rinjtë kosovarë.
Z. Murat Sahin theksoi domosdoshmërinë e partneritetit ndërmjet institucioneve shtetërore, sektorit privat, institucioneve arsimore dhe shoqërisë civile për të ofruar zgjidhje konkrete për të rinjtë, përfshirë ata me aftësi të kufizuara. Ai vuri theksin në rëndësinë e punës praktike dhe mentorimit vullnetar për zhvillimin e shkathtësive të buta dhe aftësive të komunikimit.
Znj. Linda Tahiri theksoi se qëllimi i tryezës ishte krijimi i një kornize bashkëpunimi që do të forconte partneritetin mes sektorëve për realizimin e Agjendës 2030. Ajo nënvizoi se kompanitë kanë rol kyç në emancipimin dhe edukimin e të rinjve përmes praktikave të përgjegjësisë shoqërore.
Z. Agon Gashi theksoi se edukimi i të rinjve mbetet prioritet strategjik për Meridian Express dhe se bashkëpunimi ndërsektorial është thelbësor për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës dhe qytetari aktive.
Tryeza përforcoi nevojën për bashkëpunim të strukturuar ndërmjet agjencive qeveritare, sektorit privat, shoqërisë civile dhe donatorëve për të kthyer në realitet Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.