29 Sep 2024
Bizneset e rajonit të Prishtinës informohen mbi mundësitë e Kosovo Generation Unlimited
Gjatë ditës së enjte, bizneset nga rajoni i Prishtinës patën mundësinë të njoftohen nga afër me mundësitë që ofron projekti Kosovo Generation Unlimited.
Në takimin e organizuar, pjesëmarrësit vlerësuan lart rolin e platformës në mbështetjen e të rinjve të moshës 18–24 vjeç dhe në ndërtimin e kapaciteteve profesionale të bizneseve përmes angazhimit të praktikantëve.
Ekipi i projektit prezantoi në detaje procedurat e përfshirjes në program, mënyrën e angazhimit të praktikantëve sipas fushave të interesit, si dhe kontributin konkret që ata mund të japin në zhvillimin profesional të rinisë dhe në rritjen e vlerës së brendshme të organizatave.
Takimi u shoqërua me pyetje dhe diskutime mbi mundësitë për bashkëpunim afatgjatë, duke riafirmuar se të rinjtë mbeten forca lëvizëse e zhvillimit ekonomik dhe social.
Programi i punës praktike Kosovo Generation Unlimited implementohet nën udhëheqjen e Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF Kosovo Programme dhe Rrjetit CSR Kosova.