29 Oct 2025
Ndërgjegjësimin për Kancerin e Gjirit dhe Zbulimin e Hershëm në Meridian Express
Meridian Express iu bashkua aktivisht fushatës për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit, duke theksuar rëndësinë e kujdesit të hershëm dhe shëndetit të përgjithshëm të grave.
Si pjesë e aktiviteteve me kompanitë kampione të programit “Expanding Choices”, Rrjeti CSR Kosova, në bashkëpunim me UNFPA në Kosovë, organizoi një sesion informues për punonjëset e kompanisë, me qëllim promovimin e ndërgjegjësimit mbi parandalimin e kancerit të gjirit dhe mirëqenien e përgjithshme.
Gjatë sesionit, pjesëmarrëset morën këshilla praktike nga një profesioniste shëndetësore mbi masat parandaluese dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, si dhe udhëzime për integrimin e zakoneve të shëndetshme në rutinën e përditshme.

Pjesëmarrëset gjithashtu patën mundësinë të ndajnë përvoja dhe reflektime personale, duke theksuar se dialogu i hapur dhe kontrollet e rregullta mjekësore mund të shpëtojnë jetë.