23 Dec 2023

EDIT: "Boosting Gender Diversity in the Boardroom" - Fuqizimi i grave në vendimmarrje fillon me mentorim

EDIT: "Boosting Gender Diversity in the Boardroom" - Fuqizimi i grave në vendimmarrje fillon me mentorim
Në kuadër të projektit “Boosting Gender Diversity in the Boardroom”, Kosovo CSR Network ka angazhuar një grup mentoresh të jashtëzakonshme me përvojë të gjerë udhëheqëse, të cilat do të mbështesin 24 gra nga sektori privat në rrugëtimin e tyre drejt pozitave vendimmarrëse në borde.

Çdo poster që do të publikojmë prezanton një mentore që po kontribuon me ekspertizën, përvojën dhe përkushtimin e saj për të rritur përfaqësimin e grave në nivelet më të larta të qeverisjes korporative.

Ky projekt financohet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ dhe mbështetet nga RIT Kosovo.

Shikoni më poshtë gratë që po formësojnë të ardhmen e lidershipit në Kosovë.
Ndaj artikullin: