20 Feb 2020

Baker Tilly fuqizon të rinjtë përmes punësimit dhe zhvillimit profesional

Baker Tilly fuqizon të rinjtë përmes punësimit dhe zhvillimit profesional
Anëtari i Kosovo CSR Network, Baker Tilly, i kushton rëndësi të veçantë punësimit dhe zhvillimit profesional të të rinjve si pjesë e kontributit të tyre në shoqëri.

Rreth 30% e stafit të kompanisë përbëhet nga të rinj që sapo kanë përfunduar studimet universitare, në zhvillimin profesional të të cilëve Baker Tilly investon në mënyrë të vazhdueshme.

Kompania gjithashtu mbështet fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, me fokus të veçantë në promovimin e grave në zhvillimin e karrierës së tyre profesionale.
Ndaj artikullin: