23 Jan 2024
ASHA bëhet pjesë e Rrjetit CSR Kosova
Ombrella e Rrjetit CSR Kosova po zgjerohet tutje duke mirëpritur dhe anëtarin më të ri, agjencionin e specializuar të marketingut ASHA .
Alban Zogjani, drejtor i ASHA me rastin e anëtarësimit potencoi “Përgjatë 20 viteve të operimit, ASHA ka vepruar mbi moton ‘’Make it matter’’ që për ne është me shumë se vetem një moto. Përkushtimi ynë për të bërë ndryshimin ka qenë dhe është një shtyllë që na ka ndihmuar të vazhdojmë tutje, ASHA gjithmonë ka qëndruar krah përgjegjësisë sociale dhe angazhimit në shoqëri,si dhe kemi zbatuar një sistem gjithëpërfshirës të menaxhimit në hapësirat e punës. Po ashtu, kemi zhvilluar edhe një strukturë organizative të fuqishme - të gjitha në përputhje me parimet e mbrojtura nga CSR Kosova, andaj edhe jam mjaft entuziast që bashkë po nisim këtë rrugëtim të ri.”
“Ekspertiza dhe përkushtimi i ASHA në sferën e strategjive të marketingut të përgjegjshëm dhe përfshirjen e elementeve miqësore me mjedisin dhe komunitetin, përputhet në mënyrë të përkryer me misionin e e Rrjetit CSR Kosova për ndryshime pozitive. Andaj, duke vlerësuar përkushtimin për të inkorporuar dhe zbatuar parimet e #CSR në politikat dhe aktivitetet e kompanisë, anëtarësimi i ASHA do të jetë vlerë e shtuar për organizatën dhe misionin tonë të përbashkët”, nënvizoi Drejtorja e Rrjetit, Zana Bajrami Rama.
Me dy dekada përvojë, ASHA u zhvilluan me shpejtësi në një agjenci marketingu gjithëpërfshirëse, e përshtatur me nevojat e klientëve dhe e përkushtuar ndaj pritshmërive të qarta.