20 Dec 2017
Forumi i 5-të i Qëndrueshmërisë së Hisedarëve – SharrCem
Më 21 dhjetor, nga ora 17:00, në Hotel Emerald, SharrCem, mbështetësi Patron i Rrjetit CSR Kosova, organizon Forumin e 5-të të Qëndrueshmërisë, me rastin e pesëvjetorit të raportimit të përgjegjësisë shoqërore korporative.
Forumi do të mbledhë përfaqësues institucionalë, partnerë dhe palë të interesit për të diskutuar progresin e arritur në fushën e qëndrueshmërisë dhe rëndësinë e raportimit transparent të CSR.
Ndër folësit e ftuar do të jenë Drejtori Menaxhues i SharrCem, z. Thomas Glavas, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, z. Rufki Suma, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Albena Reshitaj, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bajram Hasani, si dhe Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, znj. Linda Tahiri Rukiqi.
Ky forum përfaqëson një mundësi për të reflektuar mbi arritjet dhe për të theksuar rëndësinë e vazhdimit të angazhimit në zhvillim të qëndrueshëm.
Shihemi aty.