03 Mar 2022
ProCredit Bank Kosova Wins the 2021 CSR Grand Award
ProCredit Bank Kosova, njëherit edhe anëtare e Rrjetit CSR Kosova, u përzgjodh fituese e Çmimit Kryesor për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë 2021, gjatë një ceremonie të bashkëorganizuar me Zyrën e Kordinatores për Zhvillim të OKB-së në Kosovë.
Çmimi CSR i është ndarë Bankës ProCredit si rezultat i përkushtimit dhe kontributit në respektimin dhe aplikimin e dhjetë parimeve të “UN Global Compact”, përpjekjet e vazhdueshme për përmbushjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm (SDGs) në kuadër të Agjendës 2030 të OKB-së, shpirtin inovativ, mobilizimin dhe krijimin e partneriteteve të reja, vizionin për një të ardhme të Qëndrueshme, dhe ndër të tjerash, kontributin për lehtësimin e situatës pandemike.
Ndërkaq, Çmimi për Kontributin Individual iu nda ish-shefit të Zyrës së UNICEF në Kosovë, Murat Sahin, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në lartësimin e CSR dhe vizionin e tij për partneritet. Në emër të z. Sahin, çmimin e pranoi znj. Nona Zicherman, Shefe e Zyrës së UNICEF në Kosovë.
Rrjeti CSR Kosova është krenarë me punën e anëtarit tonë, Bankës ProCredit, për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në vend, si dhe bashkëpunëtorët që ofrojnë mbështetje të vazhdueshme në shtyerjen përpara të agjendës për rini dhe zhvillim të qëndrueshëm.